“Pala ndërkombëtare, unë kam qenë vetë dëshmitar në disa situata që i ka nxitur vetë trazirat. Nuk po them patjetër ashtu të përmasave shumë të mëdha, me deklarimet e tyre, me takimet e tyre kanë inkurajuar eksponentë të lidhur me Listën Serbe, që të bëjnë trazira”, kjo është deklarata që I ka kushtuar zëvendësministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, shkarkimin nga detyra. Ka qenë kreu I qeverisë Albin Kurti, ai që ka marrë vendimin në fjalë, pas këtyre deklaratave të zëvendësministrit Vokrri, tekssa është shprehur se ai nuk përfaqëson qëndrimin e qeverisë së tij. “Deklarimet e z. Vokrri nuk përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës”. Kjo ishte deklarata e Albin Kurtit, që ka reaguar menjëherë pas fjalëve të zv.ministrit.