Top News – Kurti sërish Kryeministër/ Mediat gjermane-partner jo komod për evropianët
24/03/2021 12:07

Gazeta "Neue Zürcher Zeitung" në analizë të saj të mërkurën me titullin "Shpresëdhënësi i Kosovës merr detyrën" shkruan, se gati në të njëjtën ditë pas rrëzimit të qeverisë së parë të Albin Kurtit, ai rizgjidhet kryeministër i Kosovës me një shumicë të ndjeshme votash dhe analizon sfidat e qeverisë së ardhshme. "Në një kohë që Kurtit që shihet i pakorruptueshëm i besohet progresi në luftën kundër korrupsionit, arritja e objektivave sociale për shkak të mjeteve të kufizuara do të jetë më e vështirë. Një ndër sfidat më të mëdha të kryetarit të ri të qeverisë është sjellja në realitet e pritshmërive të mëdha të përkrahësve të tij. Pandemia e vështirëson këtë detyrë më shumë. Kosova ende nuk ka marrë asnjë dozë vaksine." Një tjetër e përditshme, Neue Zürcher Zeitung nuk i kushton vetëm vëmendje motos së Albin Kurtit, me të cilën ai zhvilloi edhe fushatën zgjedhore: "Punë dhe drejtësi", por edhe konfliktit me Serbinë. Kurti e ka deklaruar, se nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve, në qoftë se Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës dhe krimet e kryera. Por "Serbia nën presidentin Vuçic është larg të dyja këtyre hapave. Vuçic së fundmi publikoi në Instagram një hartë të Kosovës me ngjyrat e flamurit serb. BE dhe SHBA, të cilat pas ndryshimit të pushtetit në Uashington sërish zhvillojnë një politikë të përbashkët për Kosovën, kërkojnë rifillimin e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës", shkruan NZZ. "Süddeutsche Zeitung" në anën tjetër shkruan se "Në Kosovë aktualisht po kryhet një transformim i dyfishtë. Nga njëra anë merr fund përfundimisht dominanca politike e veteranëve të UÇK-së, luftëtarëve të dikurshëm të luftës për çlirimin nga Serbia në vitet 90-të. Por, për europianët Kurti nuk do të jetë një partner komod. Por ai është dikush që gëzon mbështetje të madhe në popullsinë e re të Kosovës." Të tjera media gjermane e kanë cilësuar zgjedhjen e kurtit ndryshim gjeneratash.

Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58