Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren në Komunën e Prishtinës, ku në garë ishte kryetari aktual i kryeqytetit, Përparim Rama me rivalin nga Vetevendosja, Hajrulla Çeko. Kreu i LDK, Lumir Abdixhiku dhe Përparim Rama dolën në një konferencë për shtyp, ku falenderuan qytetarët për mbështetjen dhe premtuan se do të vijojnë punën e mirë për kryeqytetin. Në Kosovë u mbajt balotazhi i në 18 komuna, ku AAK ruajti Gjakovën, PDK Prizrenin ndërsa Vetëvendosje korri një fitore në Mitrovicë të Jugut, Fushë Kosovë dhe Gjilan.