Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të takojë të hënën presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Në një deklaratë për media, kabineti i kryeministrit ka thënë se Kurti në vend të takimit me Thaçin, do të jetë pjesë e seancës së Kuvendit të Kosovës, në të cilin do të flasë Vasfije Krasniqi-Goodman, një prej viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Përveç kësaj, Kurti ka pasur përmendur edhe arsye tjera. “Presidenti sot e paska lënë t’i takojë krerët e partive. Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk kam as interes e as gatishmëri ta takoj presidentin aktual.