Tirana është kthyer në qendrën e bashkëpunimit rajonal, ndërkohë që Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka pritur në një takim informal liderët e Ballkanit Perëndimor. Edhe pse në drekën formale e cila u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, morën pjesë kryeministrat e Malit tëZi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjës dhe Serbisë, Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar ftesën e Shqipërisë.