Emërimi i Glauk Konjufcës si i mandatuar për të arritur atë ku Albin Kurti dështoi, më shumë se sa përpjekje serioze për të dalë nga ngërçi në Kuvend, është një manovër politike e Vetëvendosjes për të shtyrë me disa ditë zgjedhjet e reja parlamentare. Arsyet që çojnë në këtë përfundim janë disa. E para lidhet me mungesën e legjitimitetit të Vetëvendosjes për të mandatuar kryeministrin e ri të vendit. Ligjërisht, mandatari caktohet nga Presidenca e Republikës dhe jo nga partitë politike.