Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në një takim në zyrën e tij, amabsadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott, teksa temë bisede ishte padyshim sulmi i agresorëve serbë ndaj policisë në veri të vendit. Kurti njoftoi ambasadorin Abbott me veprimet më të fundit të institucioneve të sigurisë dhe angazhimin e tyre për garantimin e integritetit territorial dhe sigurisë së vendit, të cilat u cënuan të dielën nga një grup ushtarakësh serbë.