Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se posa të konstituohet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re, do të miratohet Ligji për Buxhetin 2026 dhe do të merret vendimi për pagën e trembëdhjetë për punëtorët e sektorit publik. Kurti tha se paga e trembëdhjetë nuk merret në dhjetorin e vitit 2026, por në fillim të vitit pasues. Ai përmendi edhe procedurat ligjore për miratimin e buxhetit, meqë nevojitet që ai të miratohet në dy lexime në Kuvend.