Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një përmbledhje të punës së qeverisë së tij për këtë vit, por edhe ka prezantuar qëllimet kryesore të kabinetit të tij në vitin e ardhshëm. Në një intervistë me Zërin e Amerikës, Kryeministri u ndal gjatë të marrëdhëniet me Beogradin, duke thënë se shpreson për një marrëveshje me Serbinë brenda mandatit të qeverisë së tij, që përkon me mandatin e presidentit amerikan, Joe Biden dhe atij të Komisionit aktual evropian.