Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar se ka përplasje dhe marrëdhënie të vështira me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, por shtoi se është i bindur se këto pengesa do të tejkalohen.