Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e thirrur me kërkesë të Serbisë, ku pritet të diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë. Zyra e kryeministrit njoftoi të enjten se Kurti ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara së bashku me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz.