Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti paralajmëroi sulme terroriste në veri të vendit gjatë fundvitit. Në një konferencë për media, Kurti theksoi se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të neutralizuar situatën, teksa sipas informacioneve të shërbimeve të sigurisë deklaroi se pas sulmeve qëndron Serbia dhe Milan Radojçiç.