Kryetarja e Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi thotë se kryeministri Albin Kurti para se të shkojë në takime të tjera, duhet të presë homologun e tij shqiptar, Edi Rama. Kështu shprehet ajo, teksa komenton vizitën e shefit ekzekutiv në Athinë dhe mos përmendjen e Kosovës nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.