Top News/ Kurti, optimist për anëtarësimin në KiE: Hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
27/04/2024 14:57

Kryeministri Albin Kurti ka folur rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe kërcënimeve të Serbisë për braktisjen e organizatës evropiane në rast të anëtarësimit të Kosovës në takimin e ministrave të Jashtëm që do të mbahet më 16 maj. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka mbështetur anëtarësimin e vendit tonë në këtë organizatë, dhe në votimin e 16 prillit në Strasburg votuan pro 131 deputetë, kundër 29 dhe 11 abstenuan, ndërsa asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia nuk u miratuan dhe u hodhën poshtë. Kurti tha se Këshilli i Evropës në 75-vjetorin e themelimit duhet të zgjerohet me Kosovën si anëtare e 47-të, pavarësisht kërcënimeve të Serbisë. “Ne duam të kontribuojmë dhe pasurojmë vlerat e parimet demokratike të kësaj organizate. Anëtarësimi ynë përbën dhe hapin e parë drejt bashkimit tonë me familjen evropiane. Regjimet autoritare e jo-demokratike janë përjashtuar ose kërcënojnë me largim nga Këshilli i Evropës, ndërsa Republika e Kosovës po kërkon me meritë anëtarësimin në këtë organizatë që mbron e promovon pikërisht të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë”, ka shkruar ai në Facebook. Kryeministri Kurti sapo ka përfunduar një vizitë në Gjermani, ku ka zhvilluar takime me zyrtarë dhe deputetë të Bundestagut, dhe ka kërkuar mbështetje për anëtarësim në KiE.

Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
Top News- ‘Shqipja, gjuhë dytësore’ / Ministrja e Arsimit rikthen retorikën antishqiptare në Shkup
27/02 11:56
Top News – Vritet i mituri shqiptar në Greqi. Sherr me thika mes adoleshentëve, arrestohet greku
27/02 11:33
Top News- ‘Sfidoj edhe SHBA për Kosovën’/ Vuçiç-Asnjë pakt sekret për të njohur Pavarësinë
27/02 11:26
Top News- Skandali i spiunazhit që tronditi Greqinë, si u përgjuan ministrat e ushtarakët
26/02 22:49
Top News- Skandal! Ministrja maqedonase presion shqiptarëve: Mos flisni shqip
26/02 22:47
Top News – Greqia reformon ushtrinë. Shërbimi i detyrueshëm zgjatet nga 9 në 12 muaj
25/02 17:45
Top News- Dialogu Kosovë- Serbi/ Presidenti serb kërkon angazhim më aktiv të BE
25/02 15:30
Top News – Greqia ndryshon shërbimin ushtarak. 10 javë trajnim bazë të detyrueshëm
24/02 23:08
Top News – Artan Grubi në arrest shtëpie / 24 orë nën mbikqyrje nga Ministria e Brendshme
24/02 11:46
Top News- Arrestohet Artan Grubi / Ish zv.kryeministri akuzohet për korrupsion me tenderat
23/02 10:13
Top News – Greqia nis operacionin ‘fshesa’. Athina, plan për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm
21/02 11:35
Top News- Bosnja sanksionon 11 shtetas të saj/ Ishin të lidhur me organizatat terroriste
20/02 19:37
DIGITALB DIGITALB