Takimi i parë mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për emrin e presidentit të ri të vendit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk solli ndonjë zgjidhje për çështjen e presidentit. Të hënën, në ambientet e Parlamentit të Kosovës, të dy liderët politikë qëndruan mbi dy orë, por ndanë pak detaje për diskutimet.