Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende nuk ka konfirmuar nëse do e pranojë ftesën e kryeministrit Edi Rama për të qenë pjesë e takimit informal që do të mbahet të hënën në Tiranë mes 6 liderëve të Ballkanit Perëndimor. 4 shtetet e tjera, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina kanë konfirmuar pjesëmarrjen.