Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se qeveria nuk do të tërhiqet nga vendimi për të zbatuar rregulloren e vendosur nga Banka Qendrore e Kosovës sa i përket ndalimit të dinarit serb në vend. Deklarata është kundërreagim i një propozimi të të dërguarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin, Gabriel Escobar.