Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se qeveria e tij nuk krahasohet me qeveritë e kaluara. Në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për 100 ditët e para të tij në ekzekutiv, Kurti tha se gara e tij nuk është me të kaluarën, por me të ardhmen. Sipas tij, këto 100 ditë janë kthesë drejt zhvillimit. Para deputetëve, kreu i qeverisë ka paraqitur edhe arritjet, që sipas tij janë realizuar në këta muaj qeverisje.