Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ka nisur një tur konsultimesh me mësues, nxënës dhe prindër në shkollat e vendit, në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend. Gjatë takimit me stafin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Manastirliu theksoi se fokusi kryesor është arsimi profesional dhe profilizimi e ndërkombëtarizimi i universiteteve. Më tej ajo tha se një prioritet tjetër është bashkëpunimi me universitetet prestigjioze ndërkombëtare, si dhe hapja e degëve të tyre në bashkëpunim me universitetet tona.