Top News – Kurti nis takimet në Bruksel/ Përgatitje për rifillimin e dialogut me Serbinë
28/04/2021 12:09

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nis sot takimet zyrtare në Bruksel, në udhëtimin e tij të parë prej kur mori mandatin në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.Në delegacion me kryeministrin janë edhe dy zëvendëskryeministra, Donika Gërvalla-Schëartz dhe Besnik Bislimi. Kurti do të takohet me kryeministrin e Belgjikës Aleksandar De Croo, për të vazhduar më pas me takimet në Komisionin Evropian. Gjatë ditës, Kurti do të ketë kryesisht takime me komisionarë të fushave që janë më pak politike, por që mbulojnë sektorë për të cilët Komisioni Evropian beson se kanë rëndësi edhe për Kosovën. Të enjten, ndërkaq, ai do të ketë takimet me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe me Përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell. Takimin me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, ai e zhvilloi në mënyrë virtuale të martën pasi ai është dashur të shkojë në një udhëtim jashtë shtetit me urgjencë. Kurti do të ketë takim gjatë vizitës në Bruksel edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Edhe burimet e BE-së pohojnë se kjo vizitë ka një agjendë të ngjeshur dhe takime për të diskutuar shumë tema e jo vetëm ato të karakterit politik. Të mërkurën në mbrëmje Kurti do të ketë edhe një darkë me Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog Miroslav Lajçak. Më herët gjatë javës zyrtarët e lartë të BE-së për vazhdimin e dialogut kanë biseduar edhe me presidentin Serbisë Aleksandar Vuçiq e madje Përfaqësuesi i lartë Josep Borrell ka përmendur edhe datën e 11 majit si ditë e caktuar për takimin Kurti-Vuçiq. Qeveria e Kosovës ka mohuar se është dakorduar një datë e tillë. Ndërkohë në BE kanë sqaruar se ajo është vetëm një “datë e mundshme” dhe se “po punohet për të caktuar një datë për takimin e tyre”.

Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17