Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka paralajmëruar se në Rashkë të Serbisë po ndodh riorganizimi paramilitar dhe terrorist i Millan Radoici dhe grupit të tij, që sipas Kurtit kanë marrë udhëzime dhe kanë mbështetje nga shteti serb. Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, kryeministri i Kosovës shprehet se më datë 10 nëntor, Radoici ka udhëhequr një takim me rreth 40 politikanë serbë e zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova. Sipas Kurtit, në takim është kërkuar mobilizim që më datë 17 dhjetor, të votohet partia shtet në Serbi SNS.