Kryeministri Albin Kurti duket se është vënë nën presion nga SHBA, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar në faqen zyrtare kërkesën e ambasadave të QUINT-it për lejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë. Edhe pse qeveria Kurti ka dalë kundër, DASH ka publikuar në faqen zyrtare deklaratën e përbashkët ku sipas QUINT-it organizimi i procesit të votimit duhet lejuar dhe misioni i OSBE-së merret me grumbullimin e votave.