Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar këtë të premte se do të presin certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurit, e më pastaj do të nis konsultimet për formimin e qeverisë së re. Numërimi i votave të zgjedhjeve të përgjithshme ka përfunduar të mërkurën e 5 marsit. Sakaq, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është shprehur për KosovaPres se përjashton çdo mundësi të bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, për formimin e qeverisë.