Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar këtë të premte për në Berlin të Gjermanisë ku do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropianë me temë "Qëndrojmë bashkë - për Evropën tonë". Konferenca e radhës e eurosocialistëve organizohet në kuadër të përgatitjeve të partive simotra për zgjedhjet evropiane të qershorit.