Sulmi i 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut ka bërë që ndërkombëtarët ta dënojnë këtë sulm, ndërsa kanë kërkuar dorëzimin e autorëve të këtij sulmi. Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier si dhe ambasadorët e tjerë të akredituar në Kosovë kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e Qeverisë, Albin Kurti.