Në pamundësi për të marrë pjesë në Forumin e 11 të Manhemit, kryeministri I Kosovës, Albin Kurti u është drejtuar organizatorëve dhe pjesëmarrësve me një video-mesazh. Duke kërkuar ndjesë për mungesën e tij, Kurti ka theksuar se është në një moment mjaft intensive pune si kryeministër, teksa është ndalur edhe te negociatat e normalizimit me Serbinë, të cilat po udhëhiqen nga Brukseli zyrtar.