Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka dënuar ashpër deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, i cili i akuzoi gjykatësit e prokurorët e shtetit si kastë e vjetër në mbështetje tё krimit. Kryeministri Kurti përmes një fjalimi video, akuzoi "elitën e vjetër dhe të korruptuar politike, gjykatësit e prokurorët e saj dhe mediat e keqpërdoruara për mbështetje të krimit, për ta kthyer ish-sistemin e kalbur e tё korruptuar.