“Kosova mbetet e përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, duke theksuar se zgjidhja duhet të vijë përmes njohjes së ndërsjellë mes dy vendeve”, ka qenë mesazhi I përcjellë nga kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social X, pas takimit të zhvilluar të hënën me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Kurti shkruan më tej në postim, se gjatë takimit është diskutuar për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit si dhe procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.