Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë foli edhe një herë për cështjen e nxehtë Kosovë-Serbi. Kurti u shpreh se qeveria ka marrë paralajmërime për mundësinë e zvogëlimit të mbështetjes së Perëndimit, nëse Kosova nuk do të tregohet konstruktive në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi. Ai, megjithatë, shprehu bindjen se Kosova është duke u dëshmuar si palë konstruktive në këtë proces. Kreu i qeverisë kosovare u ndal edhe tek diskutimet për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë., ku tha se ai nuk është ftuar në takimin e organizuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë më 31 janar.