Lëvizja Vetëvendosje, e cila drejton qeverinë në Kosovë, është anëtarësuar në gruin e Partive Europiane Socialiste të Evropës, teksa në ceremoni mbajti fjalën e rastit edhe kryeministri Albin Kurti. Duke iu referuar raportit të komplikuar me Serbinë, Kurti tha se Kosova është gati të marrë pjesën e saj të përgjegjësisë, me kushtin që të sigurohet paqja dhe stabiliteti në Ballkanin perëndimor. “Shembull, Kosova e përballur me sfidën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nën ndërmjetësimin e BE-së: Ju siguroj që e pranoj pjesën e përgjegjësisë që më takon për stabilitetin afatgjatë dhe paqen e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, tha Kurti.