Gjatë vizitës së tij në Kosovë të mërkurën, ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për operacione, Thomas Goffus, është takuar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin e vendit Albin Kurti. Në takimin e Kurtit me Goffus, Qeveria e Kosovës tha se kryeministri ka ngritur shqetësimin “për mungesën e ofrimit të qartësisë nga KFOR-i” sa i përket arrestimit të tre policëve të Kosovës më 14 qershor, “përkundër provave së bollshme të ofruar nga institucionet e Kosovës”.