“Kosova sa më parë duhet ta marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti. pas takimit me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, Kurti tha se prioritet i qeverisë së sapo zgjedhur të tij është edhe përshpejtimi i agjendës së reformave për integrim në unionin evropian. Sakaq, ambasadori Orav përuroi për formimin e institucioneve të Kosovës, ndërsa u shpreh se në krizën politike të vitit 2025 u testuan limitet e Kushtetutës.