Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti nga Prishtina, i bëri thirrje qytetarëve ti drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre, teksa e cilësoi këtë ditë, si të mirë për demokraticë e vendit. “Gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë rastin dhe të bëhen pjesëmarrës e vendimmarrës për kryetarët e komunave dhe kësisoj për katërvjeçarin në vijim për ata si banorë të komunave të Republikës”. Po në Prishtinë votoi edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili i bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje.