Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga mundësia e formimit të qeverisë së re, pavarësisht se kjo mundësi u dogj në seancën e së dielës, kur Albin Kurti nuk siguroi dot votat 61 votat e nevojshme në Kuvend. Lëvizja e drejtuar prej tij ka nisur tashmë mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance për formimin e qeverisë.