‘Heqja e plotë e masave ndaj Kosovës’, ka qenë një nga kërkesat e Kryeministrit Albin Kurti në darkën e punës të zhvilluar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas. Në takim mësohet se u diskutuan marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, agjenda e reformave evropiane dhe Planin e Rritjes.