Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka kërkuar eurodeputetëve mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës. Kryeministri vizitoi Parlamentin Evropian, ku u takua me përfaqësues nga dy grupime të PE-së në Strasbourg, grupin e deputetëve nga Partia Popullore Evropiane (EPP), që është edhe grupi më i madh politik, dhe grupin e të gjelbërve.