Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka fajësuar opozitën si pengesë të qëllimshme për moskonstituimin e Kuvendit, ndërsa u shpreh se zgjidhja për të dalë nga ngërçi në Kuvendin e Kosovës është votimi i fshehtë. Opozita sipas tij, padrejtësisht po dëmton shtetin e Kosovës duke pamundësuar kuorumin. Teksa foli për kandidaturën e LVV, Kurti tha se Albulena Haxhiu nuk është në diskutim për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.