Opozita në Kosovë ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po shkatërron marrëdheniet Kosovë-Shqipëri jo për shkak të ndasive politike por për shkak të inateve personale me Edi Ramën. Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për poltika inatçore e autoritare, duke dalë kritikaur vendimine tij për të mos marrë pjesë në takimin joformal të ftuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në një konferencë për media të hënën, Tahiri ka nën udhëheqjen e Kurti, Kosova po përjashtohet nga të gjitha iniciativat.