Top News – Kurti i ‘pret krahët’ Serbisë/ Dialogun me Beogradin nuk e kemi prioritet
15/02/2021 11:40

Në fjalimin e tij të fitores, kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti përmendi dhe dialogun me Serbinë, duke fashitur shpresat e saj për bindje në këtë drejtim nga ana e Prishtinës. Kurti e bëri të qartë se ky nuk ka për të qenë prioritet i tij. Kurti: “Nuk do ta kemi prioritet ne formimin e ekipit të dialogut me Serbinë. Ju e dini shumë mirë që në të gjitha matjet e opinionit publik, dialogu me Serbinë herë është në vendin e gjashtë, herë në vendin e shtatë. Neve na kanë zgjedhur këta qytetarë, neve ju përgjigjemi atyre qytetarëve. Prioritet e kemi drejtësinë dhe punësimin.” Vjosa Osmani, e cila ka garuar për postin e presidentes në kuadër të listës së Vetëvendosjes, tha se fitorja në zgjedhje nënkupton punën në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe në punën për luftimin e korrupsionit. Osmani: “Misioni ynë mbetet fuqizimi i shtetësisë sonë dhe rrugëtimi drejt anëtarësimit në strukturat atlantike si dhe miqësia jonë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” Sipas rezultateve preliminare, me 86 për qind të votave të numëruar, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar gati 48% të votave. Partia Demokratike e Kosovës, që u rendit e dyta dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që është e treta, kanë deklaruar se do të qëndrojnë në opozitë. Por, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nga ana e saj shprehet se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti, sa i përket koalicioneve të mundshme qeverisëse.

Top Channel/ Përplasje për ish-krerët e UÇK refuzohet qendra e veçantë e votimit
18/12 22:23
Top News- Gjenden eshtra në Rahovec, nisin gërmimet, dyshimet e para
18/12 21:46
Top News-Masakra e 34 civilëve në Malishevë/ Ngrihet aktakuzë kundër Ramadan Morinës për krime lufte
18/12 18:19
Top News – Lista Serbe rinis ndasitë në Kosovë. Tërheq nga Asociacioni katër komunat e veriut
18/12 17:13
Top Channel/ Veriu voton për tërheqje nga Asociacioni i Komunave të Kosovës: Duam bashkësinë tonë!
18/12 15:44
Top Channel/ Kosova, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave: Tani, mbështetje financiare nga BE-ja!
18/12 10:48
Top News- Rama ndërhyn në fjalimin Osmanit: Kjo grua ka qenë e jashtëzakonshme sot
17/12 23:07
Top Channel/ Mitrovicë, hapet ura tjetër/ Kurti nis fushatën, në konsultim për urën kryesore mbi Ibër
17/12 19:56
Top News- Shpërblehet ‘paqja’ në veri/ BE heq pjesërisht masat ndëshkuese ndaj Kosovës
17/12 17:31
Top News- Frikë për incidente në zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Policia nuk përjashton shtim efektivësh
17/12 14:17
Top News- ‘Syri i skifterit’ / Kosova, kontratë për sistemet e artilerisë amerikane
17/12 13:21
Top Channel/ Kosova përgatitet për luftë, blen nga Shtetet e Bashkuara HUMVEE Hawkeye!
17/12 12:11
Top Channel/ Më në fund, BE heq masat shtrënguese ndaj Kosovës: Vepruat mirë me pushtetin ne veri!
17/12 12:08
Top News- Nis fushata zgjedhore në Kosovë/ E katërta brenda vitit, partitë premtojnë rritje pagash
17/12 10:25
Top News- Qytetarët e Kosovës blejnë më pak/ Inflacioni iu varfëron xhepat, zhvlerësohen paratë
16/12 13:37
Top Channel/ Kosova, Osmani takohet me Papën: Kërkon njohje zyrtare nga Vatikani!
16/12 11:31
Top Channel/ Humben jeten dy shqiptare, aksidenti- Hetime për mirëmbajtjen e sinjalistikës rrugore!
15/12 14:53
Top News- E akuzuan për sulmin në Banjskë/ Serbia pezullon hetimet kundër ish-policit të Kosovës
15/12 12:58
Top News- Tarifat bankare/ Kosovë, qytetarët ankohen për dyfishim të kostove
15/12 10:38
Top News – Diaspora nis të votojë. KQZ dërgon zarfat për zgjedhjet e 28 dhjetorit
14/12 14:45
DIGITALB DIGITALB