Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar këtë të hënë se është i gatshëm për takime, konsultime dhe bashkëpunim politik për të dalë nga bllokada institucionale në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se ka ofruar dy kompromise konkrete për zgjidhjen e situatës. Ai tha se është i gatshëm për bashkëpunim në mirëbesim dhe konsensus e kompromis, megjithatë vazhdoi të insistojë për nevojën e votimit të fshehtë të kryeparlamentares Albulena Haxhiu.