Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i gatshëm për të shkuar në zgjedhje. Ai ka deklaruar në televizionin publik se do të shkojnë në zgjedhje kur të dëhsirojë opozita. Në intervistën e tij, Kurti shprehet se opozita nuk i ka numrat e mjaftueshëm për ta rrëzuar atë nga posti i kryeministrit. Për këtë arsye kryeministri i Kosovës i ka ofruar votat e Lëvizjes Vetëvendosje. "Mund t’i bëjnë bashkë me ne, kjo është ofertë e imja. Unë po them që po shkojmë në zgjedhje kur dëshiron opozita. Ne i ndihmojmë opozitës nëse dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje”. Kështu ka deklaruar Kurti.