Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për për ndryshimin e masës së sigurisë për produktet e importuara nga Serbia. “Për më shumë se një vit Oda Amerikane ka përsëritur se një vendim i tillë ka pasur ndikim negativ në interesat komerciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe ka qenë në kundërshtim me frymën e promovuar nga Marrëveshja për Tregtinë e Lirë e Evropës Qendrore (CEFTA), por edhe zotimet e ndërmarra nga Kosova në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në reagim.