Kryeministri Albin Kurti i është kundërpërgjigjur pretendimit të Avdullah Hotit të LDK-së, se marrëveshja e Uashingtonit ka thyer izolimin e Kosovës në fushën ndërkombëtare. Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës i ka kujtuar ish-kryeministrit Hoti se me dokumentin e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë ishte zotuar se nuk do të ketë lobim për njohje dhe as anëtarësim në organizata ndërkombëtare, gjë që është në kundërshtim me kushtetutën e vendit.