Një ditë pas konstituimit të Kuvendit dhe betimit të qeverisë së re, Kryeministri I Kosovës Albin Kurti ka deklaruar në mbledhjen e parë të qeverisë, se pas ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, që po presin të votohen, është gati të nisë diskutimet për zgjedhjen e presidentit. Sakaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila synon edhe një tjetër mandate, ka anuluar pjesëmarrjen e saj në Konferencën e Sigurisë në Munih për shkak të angazhimeve institucionale në vend. Një kandidat për President duhet t’i sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve, ndërsa kuorumi arrihet me 80 deputetë.