Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar kreun e partisë, Albin Kurti, si kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 28 dhjetor. Kurti mori besimin e të githë delegatëve gjatë mbledhjes së Këshillut të Përgjithshëm që u zhvillua në Prishtinë këtë të mërkurë. Ai u zotua se nuk do të krijojë një qeveri pazaresh.