Pas takimit të zhvilluar me Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje për presidentin, Kryeministri Albin Kurti ka ftuar edhe Kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Duke folur për qëndrimin e PDK-së, Kurti kritikoi mungesën e emrave konkretë për kandidatët për president.