Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar ambasadorin turk në Prishtinë, Sabri Tunc Angili, të cilin e ka falënderuar për dërgimin e 500 ushtarëve turq në veri të vendit, si pjesë e misionit të KFOR-it. Lajmin e ka shpërndarë kryeministria e Kosovës, që sqaron se ndër të tjera Kurti bisedoi me ambasadorin turk edhe mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve, në sfera të ndryshme të zhvillimit ekonomik e shoqëror.