Takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit serb Aleksandër Vucic do të mbahet më datë 18 mars në Ohër të Maqedonisë, ndërsa Bashkimi Evropian, ka zbardhur agjendën e takimit të tyre. Zëdhënsi i zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovën Nikola Gaon, ka bërë me dije se përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme i BE-së, Josep Borrell do mbajë takimin e nivelit të lartë, në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë.