Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj konfimoi të mërkurën se partia e tij kishte numrin e nevojshëm të deputetëve për të iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti. Ish-kryeministri Haradinaj para gazetarëve tha se gjuha e kryeministrit Kurti ndaj aleatëve të Kosovës është e papranueshme.