Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë së shpejti një vizitë në Turqi, ku do të takohet dhe me presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Një datë se kur do të mbahet vizita nuk ka ende, por zyra e shtypit e Kryeministrit të Kosovës konfirmoi se në këtë udhëtim, Kurti do të zhvillojë një takim me Presidenti Erdogan dhe me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan.